-4.6 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Profesor Smajljaj: Kurti të sqarohet, a është qëndrim zyrtar deklarata e Besnik Bislimit se Edi Rama është pro-serb

- Advertisement -

Analisti dhe profesori Avdi Smajljaj, ka kërkuar llogari nga qeveria Kurti, duke thënë se kjo qeveri duhet të na tregoi zyrtarisht se a është qëndrim zyrtar deklarata e Besnik Bislimit se Edi Rama është pro-serb.

Ai tha se deri më sot Kosova vlerësim më të ultë e më armiqësor nuk ka.

“Nëse ky nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë, atëherë le të kërkoj falje institucionale”

Postimi:

Qeveria jonë duhet të sqarohet:

A është qëndrim zyrtar i qeverisë së Kosovës vlerësimi që zv.Kryeminstri, 2shi i qeverisë i bën kryeministrit të Shqipërisë. Në Kosovë vlerësim më të ultë e më armiqësor nuk ka.

Nëse ky është qëndrimi i qeverisë, atëherë të ndërmarr masat përkatëse kundër kryeministrit të Shqipërisë, përfshi edhe rishqyrtimin e njohjes së qeverisë së Shqipërisë.

Nëse ky nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë, atëherë le të kërkoj falje institucionale, duke njoftuar institucionet në Shqipëri se në qeverinë e Kosovës ka cirkuza edhe në nivel të 2shit të qeverisë. Nuk duhet marrur seriozisht.

Dhe neve qytetarëve të na njoftoj se cilat veprime të qeverisë janë përnime e cilat përmahi.

Kjo do të na e bënte më të parashikueshme politikën në këtë farë cirku të pashembullt.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit