Home Zgjedhjet 2025 Profesor Artan Nimani në Prizren: Më 9 shkurt votoni për fitore – 137

Profesor Artan Nimani në Prizren: Më 9 shkurt votoni për fitore – 137

0
Profesor Artan Nimani në Prizren: Më 9 shkurt votoni për fitore – 137

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit për Kosovën Fituese me numrin 25, profesor Artan Nimani, gjatë tubimit në Prizren, ka kërkuar nga prizrenasit që më 9 shkurt ta votojnë numrin 137.

“Prizreni është zemra e Kosovës, ku historia dhe e ardhmja takohen me krenari.  Qyteti i Lidhjes së Prizrenit ka vendosur të mbështesë Koalicionin për Kosovën Fituese me numrin 137, për një të ardhme më të sigurt dhe më të zhvilluar.  Është koha ta ringjallim këtë qytet, ta zhvillojmë dhe t’ia kthejmë lavdinë që meriton.  Më 9 shkurt, Prizreni voton për fitore!”, ka thënë Nimani.

Exit mobile version