Home Lajme “Profesionistët shëndetësorë janë injoruar nga Qeveria”

“Profesionistët shëndetësorë janë injoruar nga Qeveria”

0
“Profesionistët shëndetësorë janë injoruar nga Qeveria”

Pakënaqësi shprehin tash e sa kohë.

Pagat, heqja e shtesave për shujtë, rrezikshmëria dhe stazhi i punës janë disa nga sfidat me të cilën po përballen profesionistët shëndetësorë.

Për këto çështje kryetarja e Odës së Infermierëve, Nexhmije Gori thotë se për këto pakënaqësi kanë dërguar ankesa në organet kompetente.

“Infermiëret në gjithe Kosovën kanë pakënaqësi e sfida, puna e tyre është e rënde e ngarkuar, nga implementimi i pagave kanë pritur më shumë, përveq ngritjes së vogël të pagave nuk kanë marrëe parasysh as rritjen e kujdestarisë ose ndrrimeve të natës, nuk paguhen as gjatë vikendeve as orët shtesë, andaj un si kryetare i përkrahi si në anën materiale e atë profesionale kemi shkruar ankesa në organet më të larta presim që të reflektojnë”, tha Gori.

Tutje, Gori tregon se infermierët ankesat e tyre po i shprehin në forma të ndryshme, derisa shpreson të zgjdhen këto çështje.

“Ditëve të fundit kam marrë shumë ankesa, mesazhe, kanë ardhë më kanë taku i kanë shfaq pakënaqësitë e tyre, me vjen keq për ta shpresoj të gjendet një zgjidhje”, shtoi ajo.

E Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratikë të Kosovës, njëherit edhe anëtar i komisionit për Shëndetësi thotë se ka pabarazi mes profesionistëve shëndetësorë, derisa thekson se këta të fundit janë injoruar nga qeveria.

“Po ndodh ajo që kam paralajmëruar prej momentit të parë kur projektligji për paga ka ardhë në kuvend, kam prezantuar pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësorë në Ligjin e pagave, mirëpo këto janë injoruar nga qeveria dhe tani dy muaj pas shihet lartë të mos ketë përmirësim të kushteve, ka pabarazi në mes të profesionistëve shëndetësor…”, deklaroi Haxhiu.

Gjatë së mërkures ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imerin dhe përfaqësuesit e FSSHK-së.

Këta u dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive. /Teve1/

Exit mobile version