0.2 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Prof. Dr. Pashko Camaj, promovon librin “Porosia e kullës”, një familje shqiptare që ndjek porosinë e kullës

- Advertisement -

Në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë, u promovua libri “Porosia e kullës” i veprimtarit dhe atdhetarit Prof. Dr. Pashko R. Camaj, një ngjarje me rëndësi të veçantë për historinë dhe kujtesën kombëtare.

Ky libër përmban kujtimet e largimit nga atdheu 40 vite më parë, dhe emigrimin plot sfida drejt ëndrrës amerikane. Prof. Dr. Pashko Camaj, ekspert i njohur i shëndetit publik, e ka përjetësuar këtë autobiografi, ku trajton migrimin si temë e përbotme me të përbashkëtat e veta, por tejet specifike në të veçantat e veta.

Ndryshe nga titulli i librit në gjuhën angleze që është “Ëndërrime nga bagazhi i një veture amerikane”, për lexuesit shqiptar, libri vjen me titullin “Porosia e kullës”, falë përkthimit të vëllait të Camajt, nënkryetarit të parlamentit malazez, Nikollë Camaj!

Vlen të përmendët se libri “Porosia e kullës”, po ashtu përmban kujtime dhe rrëfime të jashtëzakonshme që pasqyrojnë vuajtjet e shqiptarëve dhe vështirësitë e shumta me të cilat janë përballur, shpesh duke u detyruar të largohen nga atdheu për shkak të mungesës së perspektivës.

Autori i librit, Prof. Dr. Pashko Camaj, falënderoj të pranishmit dhe tha se “ Prishtina është vendi më i veçantë ku ndjehem rehat, mirë dhe i kënaqur”.

Duke folur për librin, ai theksoi se ka përmbushur edhe një ëndërr, për të cilën, sipa tij, sot u bë realitet dhe shtjellon historinë e shumë familjeve shqiptare që kanë sakrifikuar për lirinë dhe identitetin shqiptar, dhe një rikujtim i vazhdueshëm i vështirësive që kanë përcaktuar fatin e shumë shqiptarëve që janë detyruar të largohen nga trojet shqiptare.

“Porosia e Kulles” dje është promovuar në Tiranë, sot në Prishtinë, përderisa neser do te bëhet primovini në Tuz.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit