19.3 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Prof. Dr. Nagip Skenderi i bashkohet AAK-së

- Advertisement -

Prof. Dr. Nagip Skenderi i është bashkuar AAK-së. Kështu ka njoftuar kryetari i AAK-së, Ramusj Haradinaj, në një postim në Facebook, shkruan Scanner.

“Me një përvojë të gjërë dhe të ndritshme në sferën akademike, Profesor Skenderi sjell me vete një pasuri njohurish dhe një energji frymëzuese në fushën e ekonomisë dhe diplomacisë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Mirë se erdhe në Aleancë, Prof. Dr. Nagip Skenderi!

Me një përvojë të gjërë dhe të ndritshme në sferën akademike, Profesor Skenderi sjell me vete një pasuri njohurish dhe një energji frymëzuese në fushën e ekonomisë dhe diplomacisë.

Aleancën e karakterizon një vizion i qartë për të ardhmen e Kosovës, një vizion për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe të sigurtë, si anëtare e NATO-s. Me njerëz profesionist e të dëshmuar sikurse Profesor Skenderi, përkushtimi ynë për ta bërë të mundshëm ndryshimin e nevojshëm në vend dhe avancimin në drejtim të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit, do të jetë padyshim i arritshëm.

Suksese në rrugën tuaj të re në Aleancë, Profesor Nagip Skenderi! Ju mirëpresim me zemër të hapur në ekipin tonë.

https://www.facebook.com/share/yZjpTpS7gsxx5aLV/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

Të fundit