Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, ka vazhduar takimet me shoqatat e kirurgëve të botës, duke përfaqësuar kështu Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, me theks të veçantë bashkëpunimin mes shoqatave në përgjithësi, posaçërisht përmes diplomacisë mjekësore/kirurgjike.
Fillimisht në Lubjanës, javën që shkoj me 12-14 Maj, prof. dr. Rifat Latifi, marrë pjesë në Kongresin Evropian të Kirurgjisë së Traumës dhe Emergjente, dhe është prezantuar me ligjëratën e emëruar “Sten Lnquist”, një nga kirurgët me renome botërore nga Suedia.Po ashtu, ë prof. dr. Rifat Latifi mori pjesë edhe në takimin e 30-të, të përbashkët jubilar të Shoqatave të Kirurgëve të Amerikes “America Surgical Association, dhe të European Surgical Association”, në Bordeaux, të Francës, ku u paraqiten punimet me reja të Evropës.
Gjatë këtij takimi, dr. Latifi vendosi shumë kontakte të bashkëpunimit me disa shtete të Evropës, sikurse janë shtetet: Lituania, Zvicra, Belgjika, Italia, Irlanda, Spanja dhe Franca, me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, duke ndërtuar kështu ura bashkëpunimi përmes diplomacisë mjekësore/kirurgjike.
Në këtë ngjarje morën pjesë liderët kryesor të këtyre dy shoqatave si dhe kirurg të tjerë nga Azia dhe vendet tjera. Nga 41 punime sa u paraqiten, shume nga këto ishin te nivelit më të lartë shkencor, dhe rezultat ë studimeve klinike të randomizueme, që nga ngritja e kualitetit të shërbimeve klinike, simulive kirurgjike deri në mbajtën “gjallë” të organeve, sikurse veshkat dhe melqija për disa ditë të tëra para se të transplantohen.
Përfaqësuesit e shumë shteteve shprehen gatishmërinë e marrjes së kirurgëve të Kosovës për trajnime. Po ashtu ata u shprehen të gatshëm ta vizitojnë Kosovën, me theks të veçantë për të thelluar bashkëpunimin bilateral.
Duhet theksuar se Prof. Dr. Pier Clavien, nga Zvicra, do të jetë pjesë e Kongresit të Tretë Kirurgëve të Kosovës, me ligjëratën kryesore.
Kongresi i Tretë i Kirurgëve të Kosovës do të mbahet në Tetor të këtij viti, në të cilin pritet të marrin pjesë mbi 30 kirurg nga e gjithë bota.
Përndryshe, Prof. Dr. Latifi është anëtar ë Shoqatës së Kirurgëve të Amerikës, organizatë kjo më prestigjioze në botë, e krijuar me 1938, përderisa Shoqata e Kirurgëve të Evropës është krijuar sipas modelit të simotrës Amerikane.