10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Prof. Dr. Latifi ligjëroi në spitalin e Traumës “Prof. Dr. Manuel Giagni, Avenida General Santos”, në Paraguai – Asunción

- Advertisement -

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, në kuadër të vizitës në Amerikën Latine, ka vizituar spitalin e Traumës Prof. Dr. Manuel Giagni, Avenida General Santos në shtetin e Paraguait me kryeqytet – Asunción.

Me këtë rast, Prof. Dr. Latifi u prit nga udhëheqësit e spitalit të lartpërmendur, dhe kirurg të tjerë të spitalit, si me drejtorin e spitalit, Dr. Victor Cabral, traumatolog dhe kirurg i përgjithshëm, me Dr Arnalod Gonzales, me Dr, Carlos Roman. G. Machain, me Dr. Juan Fernandez, si dhe me specializantët e këtij programi në traumë.

Përpos vizitës në spitalin e Traumës, Prof. Dr. Manuel Giagni, Avenida General Santos, po ashtu Prof. Dr. Latifi, mbajti ligjëratë “Trauma e Zemrës dhe Menaxhimi i Pacientit në Arrest Kardiak”, nga lëndimet e zemrës dhe të kraharorit për stafin kirurgjik dhe për specializantët, si dhe për shumë mjek të fushave të tjera, sikurse ato kirurgjike, posaçërisht në atë të traumës.

Në ndërkohë, theks të veçantë iu dha shumë bashkëpunimit mes Shoqatës së Kirurgëve të Paraguait dhe kapitullit të Kolegjit të Kirurgëve të Amerikës (ACS) me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës.

Spitali në fjalë, është i njohur me parë si Qendra e Urgjencës Mjekësore, dhe është një qendër spitalore për traumat dhe urgjencat e tjera mjekësore, të vendosura në spital. E gjithë kjo në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë Publike dhe Mirëqenies Sociale, që është qendra referuese kombëtare në fushën e traumës, për më shumë se shtatë milionë banorë të Pararguait, dhe ofron kujdes për të gjitha urgjencat mjekësore, kirurgjikale dhe traumatologjike, si dhe të toksikologjisë.

Po ashtu, spitali ka zona për parandalimin, promovimin, kërkimin dhe mësimdhënien, pranimin, shtrimin në spital ambulator dhe ndihmat diagnostikuese, si dhe një bankë gjaku.

Prof. Dr. Rifat Latifi, pas Paraguait, vizitën do ta vazhdoj në Bolivi dhe në Argjentinë, ku do të takohet me krerët e institucioneve shëndetësore, me fokus bashkëpunimi me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit