Home Zgjedhjet 2025 Prof.dr. Artan Nimani: Rahoveci me Kosovën Fituese-137, mbështetje masive për fitoren!

Prof.dr. Artan Nimani: Rahoveci me Kosovën Fituese-137, mbështetje masive për fitoren!

0
Prof.dr. Artan Nimani: Rahoveci me Kosovën Fituese-137, mbështetje masive për fitoren!

Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit për Kosovën Fituese me numrin  20, profesor Artan Nimani, ka marrë pjesë në tubimin e madh  të këtij koalicioni në Rahovec.

Ai ka thënë se “mbështetja e jashtëzakonshme për Kosovën Fituese 137 është dëshmi e besimit tuaj në këtë ekip të dëshmuar dhe në vizionin për një Kosovë më të fortë”.

Postimi i plotë i Nimanit në Facebook:

Rahoveci me Kosovën Fituese 137, mbështetje masive për fitoren!

Rahoveci edhe një herë dëshmoi shpirtin e tij atdhetar, mikpritës dhe të vendosur për ndryshim! Mbështetja e jashtëzakonshme për Kosovën Fituese 137 është dëshmi e besimit tuaj në këtë ekip të dëshmuar dhe në vizionin për një Kosovë më të fortë.

Një falënderim i veçantë për përkrahjen e madhe që më keni dhënë edhe mua, me numrin 25 në listën fituese.
Me këtë besim, unë do të jem zëri juaj në parlament, duke punuar me përkushtim për të drejtat dhe zhvillimin e Rahovecit dhe mbarë Kosovës.

Bashkë për Kosovën fituese!

Exit mobile version