-0.1 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Produktet serbe mbushin tregun e Kosovës, pesë muaj pasi Kurti lëshoi pe rreth kufizimit për mallrat

- Advertisement -
Me heqjen e kufizimit [masës së sigurisë] ndaj mallrave serbe në tetor të vitit 2024, vlera e produkteve të importuara nga ky shtet shënoi rritje dramatike – në fund të mandatit katër vjeçar të Lëvizjes Vetëvendosje; parti e cila në opozitë ndërmerrte vazhdimisht aksione kundër mauneve me mallra të Serbisë.

Kjo pason nga një njoftim i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në tetor 2024 se Qeveria e Kosovës po ndryshonte masën e sigurisë për mallrat serbe, duke kaluar nga një ndalim i plotë në një “kontrolli të shtuar”.

“Kur të na vijnë skanerët, atëherë ata vendosen në të gjitha pikat kufitare, por përderisa nuk na vijnë skanerët, ne do ta hapim vetëm një pikë kufitare, e cila do ta ketë kontrollin e shtuar, pasi masat që kemi janë masa të sigurisë”. – kishte deklaruar Kurti.

Shifrat që pasuan këtë vendim folën më shumë se çdo retorikë politike.

Vlera e importit nga Serbia

Importet nga vendet e CEFTA-s në tetor të 2024-ës arritën në 74,5 milionë euro, ose 12,8 për qind të importeve të përgjithshme.

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,1%), Maqedonia e Veriut (3,8%), Serbia (2,3%).

Importet nga Serbia, që ishin minimizuar ndjeshëm në vitet e fundit, duket se po ringjallen me goxha hov, duke u rritur nga 13.1 milionë euro në tetor 2024 në 19.8 milionë euro në dhjetor të të njëjtit vit.

Importet nga Serbia në katër muajt e fundit:
Tetor 2024 13.1 milionë euro
Nëntor 2024 18.1 milionë euro
Dhjetor 2024 19.8 milionë euro
Janar 2025 14.3 milionë euro

Burimi: Dogana e Kosovës / CEIC Data

Brenda tre muajve pas ndryshimit të politikës, importet nga Serbia pothuajse janë dyfishuar krahasuar me periudhën e mëparshme.

Çfarë po importohet?

Lista e mallrave të importuara nga Serbia përfshin një gamë të gjerë produktesh, duke filluar nga materialet ndërtimore deri te ushqimet bazë dhe pajisjet mekanike, shkruan Nacionale.

Sipas Doganës së Kosovës, disa nga produktet e importuara nga Serbia në janar 2025 përfshijnë:

Disa nga produktet e importuara nga Serbia në janar 2025
Dema, mezate me peshë mbi 300kg, për therje
Vajrat lubrifikante për motore, kompresorë dhe turbina
Krunde prej gruri me më shumë se 28% niseshte
Ushqime për kafshë
Pllaka çatie
Waffles ose wafera
Etiketa prej letre apo kartoni të të gjitha llojeve, të shtypura, vetëngjitëse
Ndenjëse me skelet druri, të mobiluara
Damixhane, shishe, faqore dhe artikuj të ngjashëm, prej plastike
Bukë me erza, që përmbajnë ndaj peshës saharoze më pak se 30%
Etiketa prej letre apo kartoni të të gjitha llojeve, jo të shtypura, vetëngjitëse
Tuba të tjerë prej çeliku jo të lidhur, me diametër të jashtëm deri 168.3mm, jo të zinkuar
Vegla të tjera të dorës (ndryshe nga më lart në 8520)
Elementet lidhës dhe kontaktues për tela dhe kabllot
Ëmbëlsira të tjera prej sheqerit, që nuk përmbajnë kakao

Deficiti tregtar

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës mbi tregtinë e jashtme (2021-2024) rrëzojnë në plotni narrativën suksesit në tregtinë e jashtme, të pretenduar nga Kryeministri Kurti, sipas të cilit Kosova po orientohej drejt eksportit nën udhëheqjen e tij.

Deficiti tregtar kumulativ i Kosovës në katër vitet e fundit nuk përbën thjesht një statistikë – qëndron si përgenjështures i suksesit të shumëtrumbetuar nga kreu i qeverisë: 19 miliardë euro disbalancë tregtare në katër vjet.

Bilanci tregtar, që tregon diferencën mes vlerës së produkteve të eksportuara dhe atyre të importuara, pasqyron një trend të frikshëm: një thellim alarmues të deficitit tregtar, me eksportet që ndonëse paten një rritje impresive në vitin 2022, mbeten të zbehta në vitet pasuese. Importet në anën tjetër, u rriten eksponencialisht. Nacionale/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit