Kompania më e madhe në vend e prodhimit, EGI Group është duke marrë pjesë në panairin prestigjioz Private Label Middle East, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ky panair i veçantë është një mundësi për Egi Group, që të prezantojë produktet, duke treguar përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe partneriteteve strategjike në tregun global.
Nuk është hera e parë që ky brend i njohur nga Kosova PI&KI ka marrë pjesë në panairin e famshëm të Dubait.
PI&Ki ka shënuar një sërë suksesesh të jashtëzakonshme në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Ndryshe, EGI Group ka bërë investime gjigante në sektorin e prodhimit për t’i dhënë Kosovës fabrikat më moderne me makineritë e fjalës së fundit të teknologjisë.
Në vitin 2017 filloi prodhimin e produkteve të cilat bartin markën Pi&Ki ku shumë prej tyre për një kohë shumë të shkurtër u rradhitën si produkte lider në tregun vendor.
Egi Group përfshinë 6 Fabrika ushqimore me 11 linja të ndryshme prodhimi: Fabrika e kikirikut, Fabrika e Biskotave, Fabrika e Pastave, Fabrika e Çokokremit, Fabrika e Smokit (flipsave) dhe Fabrika e Patatinave. Fabrika për prodhimin e Faculetave të lagura dhe të terura, Fabrika për prodhimin e Folieve dhe Letrave për pjekje dhe Fabrika e Qeseve të plastikës.
Prodhimet e tyre realizohen me përpikëri në mbikqyrje të stafit profesional dhe standardeve të prodhimit HACCP dhe ISO 22.000 dhe 9001.
Duke besuar në cilësin e produkteve dhe profesionalizëm, kjo kompani nga viti 2018 filloi eksportin. /Scanner/