Nëse keni pyetur e cila pajisje elektronike kanë praktikat më të këqija të privatësisë, siç duket përgjigja është më larg sesa keni menduar.
Sipas një raporti të publikuar ditën e Mërkure nga Fondacioni Mozilla, makinat hynë në kategorinë e produkteve me privatësinë më të keqe.
Organizata jo-fitimprurëse tha se 92 përqind e prodhuesve të makinave ju ofrojnë përdoruesve pak ose aspak kontroll mbi të dhënat e tyre personale me 84 përqind të tyre që ndajnë të dhënat e përdoruesve me palë të jashtme.
Njohur për shfletuesin Firefox, Fondacioni Mozilla thotë se lufton për shëndetin e internetit. Ka prodhuar disa raporte lidhur me privatësinë përgjatë viteve të cilat detajojnë sesi produktet dhe shërbimet si aplikacione të shëndetit mendor apo dyqane aplikacionesh menaxhojnë të dhënat e përdoruesve së bashku me këshilla për tu mbrojtur më mirë.
Nga 25 markat e makinave përfshirë në këtë hulumtim, përfshirë Ford, Toyota, Volkswagen, BMW dhe Tesla, të gjithë dështuan të përmbushnin kriteret më minimale të privatësisë ndërsa u zbulua se grumbullonin informacion përtej nevojës.
Nissan dhe Kia shkonin aq larg saqë grumbullonin informacione rreth jetës seksuale të përdoruesve. Në kontrast, Mozilla thotë se 37 përqind e aplikacioneve të shëndetit mendor (të cilët kanë reputacion të keq për privatësinë e të dhënave) kanë praktika më të mira për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave personale.
84 përqind e markave të makinave ndanin të dhënat personale të përdoruesve me kompani të jashtme ndërsa 76 përqind pretendojnë se kanë të drejtë ti shesin këto të dhëna.
Tesla ishte marka e makinave që u kategorizua si më e kaq nga studimi për privatësinë e të dhënave. Mozilla pretendon se ka shpenzuar 600 orë kërkim dhe hulumtim rreth praktikave të privatësisë të markave të makinave, 3 herë më shumë sesa për një produkt normal. /PCWorld Albanian/