-1.4 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Prodhimi i Ford GT do të përfundojë në dhjetor të këtij viti

- Advertisement -

Në kompaninë kanadeze Multimatic deri në fund të vitit do të prodhojnë 250 njësitë e fundit të gjeneratës së dytë të veturës Ford GT, dhe do të mbyllin këtë kapitull me super veturën sportive me të cilën Ford u rikthye në Le Mans pas 50 viteve.

Prodhimi i gjeneratës së dytë të modelit GT nga Ford filloi në dhjetor të vitit 2016, e versioni garues i Ford të njëjtin vit fitoi vendin e parë dhe të tretin në klasin LMGTE Pro në garën prestigjioze 24 hours Le Mans, ku Ford pas 50 viteve pauzë po rikthehet në mënyrën më të mirë të mundshme në Francë, pasi më 1966 ndërpreu dominimin shumëvjeçar të Ferrarit, transmeton Telegrafi.

Veturat që së shpejti do të përfundojë në muze, vihet në lëvizje nga motori 3,5 litra V6 dhe prodhon 669 kuaj-fuqi, që mjaftojnë që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 3,1 sekonda, e maksimalen prej 350 kilometra në orë e ka të kufizuar në mënyrë elektronike.

Megjithatë besohet se Ford, para ose pas, sërish do të prezantojë një model të ngjashëm që do ta rikthej emrin që gjithmonë kjo markë e ka pasur – pra qëndrueshmërinë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit