21.8 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Prodhimet e “Farmisa-s”: Fabrika në Xërxë, adresë e shumë fermerëve (Video)

- Advertisement -

U informuan e njoftuan me njëri-tjetrin. Sebep për këto u bë fabrika “Farmisa” në Xërxë të Rahovecit, ku shumica janë klientë. Para fermerëve e veterinerëve u prezantuan prodhimet e shërbimet e saj, që janë gjithçka që ka të bëjë me ushqimin e kafshëve.

“Ka një kapacitet prej 200 tonëve në 24 orë, që e bënë një prej fabrikave më të mëdha në rajon. Investimi këtu akoma vazhdon dhe jemi në proces të automatizimit të paketimit”, tha Drejtor i Prodhimit në M&Sillosi, Samir Bajraj.

Biznesi që funksionon në kuadër të hambarit më të madh në rajon “M&Sillosi”, është në vitin e dytë të prodhimit. Këta përpos në Kosovë tregtojnë edhe jashtë vendit. Se ofrohet cilësi në produkte e thotë edhe një bashkëpunëtorë i “Farmisës”, që nga fillimet, njofton Klan Kosova.

“Ne vazhdimisht e kemi përdorë në fermën tonë, e kemi fermën me prodhimtari të qumështit dhe për viça reagimi ka qenë shumë i mirë, prodhimtaria është më e lartë”, pohoi fermeri nga Podujeva, Tefik Jashari.

Prodhimet e këtushme janë goxha të shitura edhe në Shqipëri. Fabrika prodhon koncentrat për të gjitha llojet e kafshëve dhe shpezëve që janë për majmëri dhe prodhimtari.

Ky aktivitet u mbyll me një koktej ku u ofruan edhe ushqime tradicionale.

Të ngjashme

Të fundit