8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Procesorët hibrid Intel: Çfarë janë bërthamat P dhe E?

- Advertisement -

Bërthamat në kompjuterin tuaj kanë evoluar me shpejtësi përgjatë viteve. Fillimisht kishim procesorë me një bërthamë por shumë shpejtë evoluoi në multi-threading dhe prej tyre filluan konfigurime me shumë bërthama nga dizajnët dy-bërthamëshe tek katër, tetë e më shumë bërthama.

Gjenerata e 12-të e procesorëve Intel solli një risi tjetër: dy lloje të ndryshme bërthamash në një procesor të vetëm: bërthama performance “P-Cores” dhe bërthama efikasitetit “E-Cores.”

Por çfarë janë në të vërtetë E-Core dhe P-Core? Sa të rëndësishme janë?

Pse Intel vendosi të sjellë procesorë me dy lloje të ndryshme bërthamash?

Deri më sot kompjuterët x86 kanë përdorur një ndërfaqe bërthamash procesorike të cilat janë identike me njëra-tjetrën. Secila bërthamë ka të njëjtën fuqi përpunimi të dhënash dhe frekuencë.

Duke qenë se qëllimi i dizajnëve me shumë bërthama është të ndajë disa detyra tek të gjitha bërthama me qëllim ekzekutimin e tyre më të shpejtë, është një qasje që ka kuptim.

Megjithatë një kompani e quajtur ARM erdhi me një ide të re, një dizajn arkitekture quajtur big.LITTLE. Kështu erdhën dizajnët me dy lloje bërthamash të krijuara për detyra të ndryshme.

Bërthamat e mëdha të performancës përqendrohen tek ekzekutivimi i detyrave të rënda, ndërsa bërthamat e vogla të efikasitetit për ekzekutimin e detyrave në sfond dhe si rezultat konsumojnë më pak energji.

Ky kombinim ndihmoi ARM të rrisë performancën e çipeve duke mbajtur konsumin të ulët.

Të njëjtën gjë po bën edhe Intel. Përdoruesit tashmë kanë dy lloje bërthamash që bëjnë detyra të ndryshme. Kompania bëri një eksperiment fillestar me këtë ndërfaqet në çipet Lakefield, konkretisht Core i5-L16G7 dhe i3-L13G4. Këto çipe kishin një bërthamë performance(P-Cores) dhe katër bërthama efikasiteti(E-Cores).

Në fund Intel vendosi ta implementojë për gjeneratën e 12 të procesorëve desktop dhe laptop, Alder Lake.

I tërë çipi funksionon thuajse në mënyrë identike me atë çfarë ARM ma ka bërë prej vitesh me arkitekturën big.LITTLE dhe deri më sot për Intel ka provuar një sukses. Thuhet se edhe AMD ka menduar implementimin e një skeme të ngjashme me bërthamat Zen5 në 2024.

Çfarë është një Intel P-Core?

Le të fillojmë duke kuptuar çfarë një P-Core është. Në një procesor Intel, bërthama P janë më të fuqishmet. Janë ato që konsumojnë më shumë energji dhe funksionojnë në frekuenca më të larta duke kryer detyrat më intensive.

Bërthamat P janë të bazuar në mikro arkitekturën Golden Cove e dizajnuar për të pasuar Cypress Cove përdorur në Rocket Lake ose gjeneratën e 11-të.

Bërthamat P përdoren në detyra të rënda nga lojërat dhe përpunimi i të dhënave apo procese që kërkojnë performancë të lartë me një bërthamë. Në të kaluarën kur të gjitha bërthamat ishin identike në procesorët Intel, proceset ndaheshin mes bërthamave në mënyrë të barabartë.

Gjithashtu bërthamat P kanë hyperthreading, ku çdo bërthama ka dy njësi përpunimi njohur si Threads.

Çfarë është një Intel E-Core?

E thënë thjeshtë bërthamat P janë ato që kemi njohur prej vitesh. Por ato që janë e re në këtë mes janë bërthamat E-Cores. Këto bërthamat kryejnë detyrat që bëjmë thuajse çdo ditë.

Janë më të vogla dhe dobëta sesa P, dhe si rezultat konsumojnë më pak energji. I gjithë fokusi i tyre është efikasiteti në energji apo arritja e performancës më të lartë për konsum energjie.

Në kombinim me P-Cores, ato kryejnë shumë detyra të lehta duke lënë bërthamat P të kryejnë ato më të vështirat.

Në gjeneratën e 12-të të procesorëve Intel, E-Core janë bazuar në arkitekturën Gracemont. Janë bërthamat që pasojnë Tremont dhe përdorur në çipet e laptopëve Pentium dhe Celeron. Janë bërthama me fuqi dhe frekuencë të ulët.

Sa mirë funksionojnë së bashku bërthama P dhe E?

E thënë thjeshtë ato bashkërendojnë mënyrë të shkëlqyer. Bërthamat P të gjeneratës së 12-të ofrojnë 19% më shumë performancë se bërthama e procesorëve Intel të gjeneratës së 11-të. Mbi të gjitha bërthama E nuk janë aq të ngadalta sa mendoni.

Kanë 40% më shumë performancë se çipet Skylake. Kujtojmë se kjo arkitekturë i përket vitit 2015 por ende përdoret edhe sot në disa kompjutera të vjetër gaming. Kështu për bërthama të cilat thuhet se janë me fuqi të ulëta, pritshmëritë tejkalohen.

Me Alder Lake dhe dizajnin e ri hibrid të procesorëve, Intel arriti të rikthehet në krye të performancës gaming, një kurorë e cilat u mor nga AMD me procesorët Ryzen 5000. Jo vetëm që shkëlqejnë në gaming por janë fantastikë edhe për produktivitet për shkak të kombinimit mes E-Cores dhe P-Cores.

Gjatë testimeve këta procesorë kanë në performancë të lartë veçanërisht me një bërthamë por edhe me shumë bërthama. Së fundi AMD prezantoi procesorët e rinj Zen 4 ose siç njihen Ryzen 7000. Ato ruajnë dizajnin me të gjitha bërthama identike, praktikisht bërthama performance por presim që çipet e para hibride të AMD të vinë në 2024 me Ryzen 8000. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit