Pothuajse një muaj më parë AMD zbuloi disa informacione të vogla në lidhje me seritë e ardhshme Zen4 Ryzen 7000 e madje la të kuptohej se çfarë performance mund të presim prej tyre.
Sipas deklaratave zyrtare të AMD duhet të presim deri në Vjeshtë për tu njohur me gjeneratën e re. Por një raport i fundit thotë se Ryzen 7000 debuton më 15 Shtator.
Raporti bazohet në një prezantim me slide të brendshëm i cili thotë se procesorët e rinj kanë deri në 16 bërthama dhe 32 threads bazuar në arkitekturën 5-nanometër të TSMC.
Frekuenca maksimale do të arrijë deri në 5.5Ghz. Procesorët e rinj sjellin mbështetje për memorien RAM DDR5, grafikat RDNA 2 dhe deri në 35% më shumë performancë.
Ndërsa i afrohemi debutimit të procesorëve të rinj, presim më shumë informacione të bëhen publike rreth Ryzen 7000.
Nga ana tjetër Intel po përgatit gjeneratën 13-të që thuhet se do të jetë kokë më kokë në mos përpara procesorëve Zen4.