Po vazhdon seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ku po mbahen deklaratat përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Në këtë fazë prokuroria, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i paraqesin trupit gjykues argumentet dhe parashtrimet e tyre përfundimtare, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, në pjesën përmbyllëse gjatë ditës së hënë u dhanë deklarata lidhur me funksionimin dhe strukturën e Shtabit të Përgjithshëm, derisa kërkesa e Prokurorisë për nga 45 vjet burgim për secilin prej krerëve të UÇK-së, ka shkaktuar reagime gjithandej.






