19.6 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së drejt fundit, Aliaj: Presim të kemi një gjykim të drejtë

- Advertisement -

Amer Aliaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së është vështirë i parashikueshëm, për faktin se shumica e seancave kanë qenë të mbyllur dhe të redaktuara për publikun.

Ai ka thënë se ajo çfarë pritet është që gjykata të merr vendim meritor dhe të bazuar ku janë respektuar të drejtat e palëve në procedurë.

“Se si do të jetë vendimi i shkallës së parë është vështirë të thuhet, sepse edhe një pjesë e madhe e gjykimit ka qenë i mbyllur. Për një monitorues është e vështirë për të thënë secili do të jetë vendimi final. Ajo çka pritet është se gjykata të merr një vendim meritor të bazuar në provat e pranueshme apo kredibile dhe ku janë respektuar të drejtat e palëve në procedurë. Presim të kemi një gjykim të drejtë dhe fer”, ka thënë ai në Tëvë1.

Aliaj ka thënë se në këtë fazë është koha e mbrojtjes nga të akuzuarit ku do të paraqiten dëshmitarët e tyre.

Ai ka thënë se në mesin e tyre janë edhe pritet të jenë edhe ish- diplomat.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është caktuar 14 nëntori 2025 si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Vendimi është marrë më 2 shtator 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Të ngjashme

Të fundit