Procesi i votimit në veri po shkon mirë.
Asnjë incident deri më tani nuk është shënuar në katër komunat veriore.
Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv Erduan Baliqi, shef i vlerësimit dhe planifikimit operacional, të Drejtorisë së Policisë në veri.
“Nuk e kemi të raportuar asnjë incident. Puna në qendrat e katër komunave veriore po ec pa asnjë pengesë”, deklaroi ai.
“Ne jemi të pranishme me njësitet policore në ato vende dhe po e përcjellim gjendjen nga afër”, deklaroi Baliqi.