Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë ditur se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, sot deri në ora 16:00, janë numëruar 63.60% e vendvotimeve apo 1,611 nga 2,533.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 14 Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.