![Procesi gjyqësor në Hagë, sot mbrojtja e Jakup Krasniqit paraqet deklaratën hyrëse Procesi gjyqësor në Hagë, sot mbrojtja e Jakup Krasniqit paraqet deklaratën hyrëse](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/jakup-krasniqi-1.jpg)
Mbrojtja e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, do ta paraqes sot deklaratën hyrëse para trupit gjykues në Gjykatën Speciale.
Dje kanë përfunduar me deklaratat hyrëse mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Përpos mbrojtjes, para trupit gjykues janë paraqitur me nga një deklaratë edhe Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi të cilët janë deklaruar të pafajshëm.
Mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit kanë çmontuar akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke ofruar fakte konkrete në raport me klientët e tyre dhe organizimin e UÇK-së. /Gazeta Scanner/