21.4 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Procesi gjyqësor në Hagë, Bajraktari: Mbyllja e dëgjimit të dëshmitarëve pritet në fund të tetorit

- Advertisement -

Avokati, Ardian Bajraktari, në “Click” të RTV21 dha një parashikim për përfundimin e gjykimit të parë të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai theksoi se, nëse procesi ecën sipas planit dhe pa ndërprerje të papritura, dëgjimi i dëshmitarëve mund të përfundojë deri në fund të tetorit ose në mes të nëntorit.

Bajraktari shtoi se “në fillim të vitit tjetër do të mund të kemi një epilog, së paku në shkallë të parë”.

“Unë besoj se, nëse nuk ndodh diçka e papritur, dëgjimi i dëshmitarëve mund të përfundojë nga fundi i tetorit, apo në mes të nëntorit. Pas kësaj, mund të kalojmë në fazën tjetër të procesit. Nëse gjithçka ecën normalisht, procesi mund të përfundojë brenda këtij viti, por në rast të kundërt, në fillim të vitit të ardhshëm mund të kemi vendim, së paku në shkallë të parë.”, tha Bajraktari.

Të ngjashme

Të fundit