-9.4 C
New York
Wednesday, January 28, 2026

Buy now

Procesi drejt fundit, rinumërohen 80 për qind e votave

- Advertisement -

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është drejt përfundimit.

Sipas përditësimit më të fundit të KQZ-së, deri në mëngjesin e së mërkurës janë rinumëruar 2,061 vendvotime, që përbëjnë 80,60% të totalit prej 2,557 vendvotimeve të parashikuara për rinumërim.

Ky proces, i cili ka nisur më 13 janar 2026, ka përfunduar tashmë në 27 komuna.

Nga KQZ është bërë e ditur se puna po vazhdon me kapacitete të plota, me qëllim të përmbylljes sa më të shpejtë të rinumërimit të vendvotimeve të mbetura.

Shpallja e rezultateve përfundimtare pritet të bëhet në fillim të muajit shkurt, teksa pas shqyrtimit të ankesave që mund të paraqiten, pritet të procedohet me certifikimin e rezultateve.

Të ngjashme

Të fundit