28.6 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Problemi softuerik në kufirin e Malit të Zi: Të gjithë kosovarët në kërkim nga Interpoli

- Advertisement -

Disa qytetar të Kosovës kanë pritur për orë të tëra të premten në pikëkalimin kufitar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në Bozhaj, për shkak se sistemi i ka paraqitur të gjithë kosovarët si të kërkuar prej Interpolit.

Mediumi malazez “Vijesti” ka raportuar se problemi ka qenë në softuerin e Interpolit dhe ka zgjatur të paktën tri orë.

Ndërsa, kreu i Drejtorisë së Policisë ka konfirmuar për “Vijesti” se problemi softuerik është rregulluar rreth orës 20:30, pas së cilës policia ka mundur të lejojë të paktën tetë shtetas të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe gazetarë të “Kohës Ditore”, të vazhdojnë rrugëtimin në Prishtinë.

Sipas raportimit, edhe policët e kishin të qartë se ka problem me sistemin e Interpolit, por për shkak të domosdoshmërisë së kontrollit, nuk kanë lejuar shtetasit e Kosovës ta kalonin kufirin.

“Kjo ndodh rrallëherë”, ka thënë Policia e Malit të Zi.

Të ngjashme

Të fundit