26.4 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Problemi i manganit, IKShPK-ja: Uji i Badocit ende s’mund të përdoret për pije

- Advertisement -

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka mbajtur një konferencën rreth çështjes së rritjes së nivelit të manganit në ujin e liqenit të Badocit.

Burbuqe Berisha, zyrtare e IKSHP-së deklaroi se ka rënie të nivelit të manganit në ditët e fundit, megjithatë ende nuk është arritur niveli i nevojshëm për lejimin e përdorimti të ujit.

“Ngritja e vlerave të manganit është një fenomen natyror që ndodh gjatë ndërrimeve të stineve. Nga matjet e fundit laboratorike, rezulton se në këto katër ditët e fundit, vlerat e manganit janë Më datën 7, vlera më e ulët ka qenë 0.19 mg për litër, ndërsa vlera më e lartë 0.40 mg për litër. Me datën 8, sillej prej 0.19 deri 0.35 mg/l. Me datën 9, sillej nga 0.17 deri 0.30 mg/l. Me datën 10, dje rezultatet e fundit janë se vlera e manganit në rrjet sillet prej 0.058 deri 0.19 mg/l. Përkundër faktit se vlerat janë duke rënë, prapë vlera e lejuar për përdorim të ujit të pijshëm është 0.05 dhe ende nuk është arritur.” – deklaroi Nushi para gazetarëve, transmeton Express.

Megjithatë, uji i Badocit mund të përdoret për të tjera veprimtari.

“Ky ujë mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër ditore, si higjenë personale, higjenë të mjedisit ose ambientit dhe përgatitje të ushqimit. Njoftojmë popullatën se uji nga resurset e Liqenit Batllava si dhe nga Ujmani, i plotësojnë kriteret e parapara për ujin e pijshëm, dhe ketë e vërtetojnë rezultatet laboratorike nga monitorimi ditor.” – shtoi ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit