11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Problemet ligjore të ish-presidentit Trump mund të zvarriten përtej 2024

- Advertisement -

Pas ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit Donald Trump në Nju Jork për 34 shkelje penale, avokatët e tij kanë filluar të punojnë për mbrojtjen e klientit të tyre. Ky është i pari, nga disa hetime me të cilat përballet Trumpi dhe që, sipas disa ekspertëve, mund të kenë pasoja shumë të rënda për të dhe të ardhmen e tij politike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell detajet.

Si do t’i qaset ish-presidenti Donald Trump mbrojtjes së tij, në gjyqin që ka në themel akuzat për blerjen e heshtjes së një personi për të përfituar politikisht? Avokati i tij James Trusty nuk pranoi të zbulonte strategjinë mbrojtëse gjatë një intervistua për kanalin ABC. Por ai foli për gjendjen e përgjithshme të Trumpit.

“Kushdo që vihet në shënjestër nga hetuesit federalë, nga prokurorët e Nju Jorkut, sigurisht që stepet dhe mendon se ky është një lajm vërtet i keq për të. Por ai shpejt pa pamjen e përgjithshme, pamjen historike dhe unë pajtohem me të, se ky është një moment i keq për këtë vend”, tha avokati i Trumpit James Trusty.

Ish presidenti përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit në Nju Jork, për të fshehur pagesat për një aktore të filmave pornografikë, që kishte informacione të dëmshme rreth tij, përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës. Ai është deklaruar i pafajshëm.

Akuzat e ngritura nga prokurori Alvin Bragg nuk kanë asnjë meritë në sytë e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Bill Barr.

“Falsifikimi i të dhënave financiare është vepër penale vetëm nëse është pjesë e një skeme mashtruese. Dhe unë nuk shoh askund të specifikuar këtu saktësisht se për çfarë mashtrimi bëhet fjalë. Ka edhe një mori problemesh të tjera, si kufiri kohor mbi të cilin vepron ligji. Prokurori ka dështuar të specifikojë se cili ishte krimi tjetër që po kryhej, që e bën e kthen shkeljen administrative në vepër penale”.

Më serioz, megjithatë, është hetimi federal me të cilin përballet Trumpi për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në banesëmn e tij, vuri në dukje zoti Barr.

“Qeveria po heton shkallën në të cilën janë luajtur lojërat dhe ka pasur pengim për marrjen e dokumenteve prej tyre”, tha zoti Barr,

Në këtë moment, asnjë dokument i klasifikuar nuk ka mbetur më në duart e ish-presidentit, tha avokati i tij James Trusty.

“Ne kemi qenë profesionistë me etikë dhe jemi të kënaqur që, nuk ka asnjë çështje të pazgjidhur në lidhje me respektimin e thirrjes në gjyq”.

Ndërsa ish presidenti mbetet sfidues, gjobat e konsiderueshme apo edhe burgimi nuk mund të përjashtohen në raste të tjera që lidhen me përpjekjet e supozuara për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe sulmin e 6 janarit në Kapitol, i tha Zërit të Amerikës profesorja e drejtësisë Claire Finkelstein.

“Sipas Amendamentit të 14-të, Neni i Tretë, konspiracioni për kryengritje apo kryengritje, do të nënkuptonte se ai nuk mund të mbante përsëri post federal.”

Ekspertët ligjorë thonë se ata nuk presin që dënim i mundshëm për ndonjë nga këto hetime të ndodhë përpara zgjedhjeve të vitit 2024. Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet e vitit 2020, ka kandiduar sërish për president.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit