“Por, duhet të them, aktualisht, ne kemi një problem me komunikimin me kryeministrin, nuk është veç ShBA-ja, këtë problem Kosova e ka edhe me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe. Edhe me partnerë të tjerë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut”.
Kësaj deklarate të emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i ka reaguar njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer.
Duke thënë se në një komunikim së paku janë dy palë të përfshira, Serwer ka pyetur se në rastin Kosovë-ShBA, cila palë ka problem.
“Gjithmonë janë të paktën dy palë në një komunikim. Pyetja është cila palë ka problem?”, ka shkruar Serwer, në platformën X.