Kryetar i Kuvendit të Malit të Zi është zgjedhur Andrija Mandiç, një nga liderët e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit te Zi” – të njohur për orientimin e tyre pro ruso-serb.
Në votimin e fshehtë, 49 deputetë votuan për zgjedhjen e Mandiçit, ndërsa asnjë votë nuk ishte kundër.
Mandiç pasi e ka bërë betimin si kryetari i ri i Kuvendit theksoi se “do ta kryej detyrën time sipas Kushtetutës dhe ligjit, me nder, me përgjegjësi dhe ndërgjegje”.
Tani pritet që Mandiç ta caktojë seancën e re të Kuvendit në të cilën do të zgjidhet Qeveria e 44-të e Malit të Zi.