Është arrestuar një burrë në Prizren, i cili dyshohet që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën rreth orës 01:40 në rrugën “Wiliam Woker”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pasi është këndellur është intrevistuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë.