Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Prizren rreth orëve të vona.
Siç raporton ankuesi, persona të panjohur kanë hyr në oborrin e tij dhe i kanë vjedhur veturën me targa vendore.
Rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e tij, i kanë vjedhur veturën me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton PK-ja