3.5 C
New York
Wednesday, December 24, 2025

Buy now

Pritjet për 28 dhjetorin, Arifi: Nuk pres as rënie e as ngritje spektakolare të asnjë partie

- Advertisement -

Partitë politike janë duke zhvilluar fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Në Rubikon të Klan Kosova, u diskutua për programet elektorale të subjekteve politike.

Opinionisti Avni Arifi tha se nga këto zgjedhje nuk pret as rënie e as ngritje spektakolare të asnjë partie.

“Në kushte normale, nuk ish dasht me pas shumë zhvendosje të madhe të rezultatit. Sepse janë të njëjtit njerëz, pak a shumë të njëjtat parti. Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve kanë mbrri me pa atë që po ndodhë. Nuk pres as rënie e as ngritje spektakolare. Shumë gjëra të paparashikueshme i ka fakti që po vjen diaspora. Është shumë e paparashikueshme vota e tyre. Ndoshta Kurti me vetë faktin që e ka detyru Kosovën me pas zgjedhje kur diaspora është këtu, e din më mirë”, u shpreh Arifi.

Ndër të tjera, opinionisti nuk po beson se diskursi publik i LVV-së në këtë fushatë është i sinqertë, por është “vetëm strategji”.

“Nuk është as që ka ndërru, e as që ka reflektu. E dëgjova pak a shumë Glaukun duke thënë se këta po duan të bëhen bllok kundër ndesh. Në fakt, këta janë bërë bllok kundër krejtve. Diskursin që e ka LVV është ‘ne dhe ata’”, deklaroi Arifi.

Të ngjashme

Të fundit