-6.8 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Pritje për jetësim të marrëveshjeve me emisarin e ri të dialogut Kosovë-Serbi

- Advertisement -

Me 31 janar Miroslav Lajcak, do ta përfundoj mandatin.

Për plot 5 vjet, ky i fundit u mundua ta gjej gjuhën e përbashkët, mes palës kosovare dhe asaj serbe.

E diplomatin sllovak pritet ta zëvendësojë ai danez.

Kjo pasi raportohet se përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, e ka zgjedhur danezin Peter Sorensen të jetë përfaqësues i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, kush është Peter Sorensen?

“Diplomati Sorensen vjen nga një vend që ka raporte të mira dhe të pranueshme diplomatike edhe me Kosovën por edhe Serbinë, për rrjedhojë nuk njihet për mbajtje të anës në procese dhe angazhimet e tija, por gjithsesi do të jetë frymë e drejtpërdrejtë e përfaqësuese së lartë të BE-së, Kaja Kallas, sa i përket të thënës se asaj që duhet thënë në raport me palët. Unë e shoh si një diplomat neutral, të drejtpërdrejt dhe aspak neglizhent”, thotë politologu, Albinot Maloku.

Sipas tij, me Sorensen si ndërmjetësues, pritet të jetësohen marrëveshjet e arritura.

“Dialogu do të përqendrohet maksimalisht tek jetësimi i asaj që është arritur si pajtim apo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Konsideroj që dialogu do të marrë një fizionomi tjetër dhe kjo nënkupton që përderisa ekziston një pajtim, atëherë faktori ndërkombëtarë do t’i qasët palëve njëanshëm në kuptimin e jetësimit të atyre marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka thënë Maloku.

Ndryshe, Peter Sorensen më parë shërbeu edhe si përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për Bosnjë e Hercegovinë dhe shef i Zyrës së BE-së në Sarajevë dhe Shkup si dhe i dërguar i posaçëm i Përfaqësuesit të lartë të BE-së për Serbi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit