Home Lajme Pritje deri në 2 orë te Dheu i Bardhë e në Merdarë

Pritje deri në 2 orë te Dheu i Bardhë e në Merdarë

0

Pritjet në vendkalimet kufitare tek Dheu i Bardhë dhe Merdarë të premten në mëngjes janë regjistruar deri në dy orë, raporton teve1.info

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në orën 8:30 kolonat në hyrje të pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardhë janë regjistruar deri në 50 metra apo 2 orë pritje, kurse në dalje të kësaj pike deri në 50 minuta apo 100 metra.

Ndërsa në pikëkalimin kufitar në Merdarë, në hyrje nuk janë regjistruar pritje kurse në dalje janë regjistruar kolonat deri në 500 metra apo rreth një orë pritje.

Exit mobile version