Mërgimtarët po vazhdojnë të presin deri në katër orë e gjysmë te pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë.
Ndonëse ka një zvogëlim të kohës së pritjes për 30 minuta, kolona në këtë pikë kufitare është rritur për 1 kilometër.
Pritjet janë rritur tek pikëkalimi kufitar në Merdarë, ku mërgimtarët po presin deri në 2 orë ndërsa gjatësia e kolonës është 1 kilometër.
Pritje ka edhe në pikëkalimet kufitare në Mutivodë e Muçibabë, ku pritjet janë deri në 40 minuta.