Ditëve në vijim do të ketë shtim të lëvizjeve të trupave dhe automjetave të KFOR-it brenda territorit të Istogut.
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e komunës, ku thuhet se ky shtim i lëvizjes është për shkak të procedurave normale “të pranim-dorëzimit të kontigjenteve”.
“Të nderuar qytetarë ju njoftojm se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda territorit të komunës së Istogut, për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve. Po ashtu do të bëhen ushtrime për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i përgatitjes dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë në terren. Andaj nuk keni nevojë të shqetësoheni”, thuhet në njoftimin e tyre të plotë.