14.9 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Pritet qartësimi i hapave në rrugën drejt normalizimit Kosovë – Serbi

- Advertisement -

Pas dakordimit në Ohër, paqartësitë për rrugën drejtë normalizimit vazhdojnë të jenë të mëdha.

Nuk dihet me siguri se cila nga pikat e marrëveshjes do të zbatohet e para, e as nuk janë të përcaktuara afatet kohore për zbatimin e tyre.

Mund të aludohet se marrëveshja për të zhdukurit mund të fillojë zbatimin e para, kjo pasi pika 4 e aneksit e cilëson si çështje si urgjente.

Tëvë1 ka pyetur Qeverinë e Kosovës, për rrugën që do të ndiqet tutje drejt zbatimit të zotimeve të Brukselit e Ohrit. Por, nga ekzekutivi nuk kanë dhënë detaje për këtë, vetëm se i janë referuar neneve të aneksit, që flasin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Në rreth 12 orë takime, palët nxorën këtë dokument 12 pikësh, ku numri më i madh i neneve flet për zbatimin e zotimeve që kanë marrë palët. Nga neni 9 dhe 10 qartësohet që renditja e paragrafëve nuk nënkupton edhe renditjen e zbatimit të tyre, si dhe bëhet e ditur se palët janë pajtuar që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në zbatim.

Mënyra e zbatimit do të jetë edhe tema e diskutimit në takimin e 4 prillit në Bruksel mes krye-negociatorëve. Kështu deklaroi kryeministrin i Kosovës Albin Kurti.

Ndërmjetësuesit kanë bërë të ditur se palët në takimet e radhës do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes, si dhe për përcaktimin e afateve kohore.

Të ngjashme

Të fundit