Home Lajme Pritet ndryshimi i Ligjit për liritë fetare , bashkësive fetare do t’u njihet statusi i personit juridik

Pritet ndryshimi i Ligjit për liritë fetare , bashkësive fetare do t’u njihet statusi i personit juridik

0
Pritet ndryshimi i Ligjit për liritë fetare , bashkësive fetare do t’u njihet statusi i personit juridik

Me ndryshimin e Ligjit për liritë fetare, shtatë bashkësive do t’u njihet statusi i personit juridik.

Neni 4 i ligjit bazik është në mesin e neneve që pritet të ndryshohet, duke ju shtuar neni 4A, me gjithsej 5 paragrafë.

Në bazë të kësaj shtojce, Ligji do t’ua njeh 7 bashkësive fetare statusin e personit juridik.

4.1. Këto bashkësi janë: Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse Serbe, Bashkësia e Besimit Hebrej, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës,Bashkësia e Tarikateve të Kosovës dhe Komuniteti Bektashian i Kosovës;  4.2. Bashkësive fetare të mësipërme, u pranohet statusi i personit juridik dhe Zyra u lëshon certifikatën e regjistrimit;

Për rregullimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe, Kosova ka marrë obligim edhe nga pika 7 e marrëveshjes së Brukselit të 27 shkurtit të këtij viti.

Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se obligimet e Brukselit për çështjen e Kishës Ortodokse Serbe, vetëm janë të përfshira në legjislacionin e Kosovës.

Ndryshimi i Ligjit për Liritë Fetare ka qenë kërkesë e vazhdueshme edhe nga organizatat ndërkombëtare.

Exit mobile version