19.2 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

Pritet ndryshim i motit në dy ditët e ardhshme

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se ka ndryshuar situata meteorologjike mbi vendin tonë dhe se në fushat barike dhe termike janë vërejtur ndryshime të vogla, të cilat kanë ndikuar që dita e enjte dhe ajo e premte të paraqiten me kushte paksa të ndryshme nga parashikimi fillestar.

Sipas imazheve të fundit satelitore, pritet një zhvillim i lehtë i vranësirave dhe reshjeve të shiut në disa zona të vendit.

Nesër pritet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell në disa rajone. Lokalisht parashihen riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindje-veriperëndim.

Ditën e premte parashihet mot i vranët gjatë gjithë ditës. Vranësirat pritet të sjellin reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 8 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë, lokalisht mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit