14.9 C
New York
Monday, October 20, 2025

Buy now

Priten masa direkt nga Lumir Abdixhiku – LDK mbyllen në takim pas koalicionit të Xhafer Tahirit në Vushtrri me VV

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të marr masa ndaj kandidatit për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahriri, i cili para pak minutash nënnshkroi marrëveshje me Vetëvendosjen.

Kështu thanë për Periskopin burime brenda LDK-së, ndërsa pas pak pritet të dalë me reagim edhe Lumir Abdixhiku.

Të nderuar/a, Ju rikujtojmë se Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosoves nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion para certifikimit të rezultateve zgjedhore. Çdo veprim individual do të trajtohet në organet më të larta partiake, sipas Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kërkesat për koalicione shtrohen nga Degët tek Kryesia pas certifikimit të rezultateve dhe trajtohen me kohë. Me respekt, Sekretariati i LDK-së”, thuhet në mesazhin e siguruar nga Periskopi.

Të ngjashme

Të fundit