Një burrë nga Prishtina ka raportuar në Policinë e Kosovës ish-gruan e tij.
Sipas raportit të policisë, ai ka thënë se ditë më parë ish-bashkëshortja e tij e ka kanosur me fjalë.
Palët janë liruar pas intervistimit dhe rasti po hetohet në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë / 26.02.2024 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë ish bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare e kishte kanosur me fjalë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.