Një i dyshuar në gjendje të dehur, ka sulmuar një polic në Prishtinë.
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr.Fehmi Lladrovci, Prishtinë 26.01.2026-01:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.






