Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e një rruge me gjashtë korsi, trotuare dhe shteg për biçikleta, shkruan Gazeta Express.
Kjo rrugë do të ndërtohet tek rruga “B”.
Punimet në Rrugën B, kanë filluar! Prishtinës, shumë shpejt po i vjen edhe një tjetër rrugë fantastike! Rrugë me 6 korsi, trotuare dhe shtigje për biçikleta, e cila do të mundësojë lidhjen nga rrethrrotullimi i rrugës B, tek ai i rrugës A. Perparim Rama @Drejtoria e Investimeve Kapitale Krenar Xh Xhaferi”, thuhet në njoftim.