Një person është arrestuar në Prishtinë, të shtunën, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait së tij.
Sipas Policisë, i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë e tij, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.