Një qytetar në Prishtinë është arrestuar nën dyshimet se i njëjti ka ushtruar dhunë në familje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së premtes.
“Prishtinë 08.11.2025-21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy viktimave femra kosovare”.
“ Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.






