Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës.
Prishtina fitoi në kryeqytet, duke vazhduar ndjekjen ndaj Ballkanit, derisa edhe Ferizaj mori fitore.
Kryeqytetasit fituan me rikthim ndaj Drenicës, me shifrat prej 2-1.
Drenica kaloi e para në epërsi, në minutën e 32-të me anë të Chacon.
Kështu u mbyll pjesa e parë, derisa në të dytën Prishtina shënoi dy herë për fitoren prej 2-1, me golat e Ramiz Bytyqit dhe Mario Ilievskit.
Në Ferizaj, klubi me të njëjtin emër fitoi minimalisht ndaj Llapit.
Ishte Ferizaj që doli i pari në epërsi, me golin e Betim Haxhimusës.
Për barazim shënoi Arbër Bytyqi.
Megjithatë, Ferizaj shënoi prapë në minutën e 95-të, sërish Haxhimusa.
Prishtina shkon në kuotën e 30 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Ballkani. Drenica mbetet e teta me 20 pikë.
Ferizaj i afrohet Drenicës në dy pikë, nga vendi i nëntë. Llapi është i shtati me 21 pikë.






