Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është siguruar transporti për në protestën e 17 tetorit që mbahet në Tiranë për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një njoftimi zyrtar.
“Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë. Veteranët tanë nuk janë pjesë vetëm e së kaluarës por janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare dhe Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, do të mbetet shembull i respektit institucional, i kulturës politike dhe i mirënjohjes publike”, shkroi Rama.
Ndryshe, protesta do të mbahet të premten, më 17 tetor, në orën 17:00, për drejtësi për çlirimtarët.