9.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Prishtina ua ndalon shkollave përdorimin e doracakëve për “Edukimin Se*sual” ku fëmijët duhet të preken mes vete

Doracakët problematikë që shkaktuan debat të gjerë në opinion, duket se nuk do ta shohin dritën e diellit më.

- Advertisement -

Derisa dje ishte Komuna e Lipjanit ajo që mori vendim që Doracakët e mësimdhënësve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për klasat 1-5, 6-9 dhe 10-12 të ndalohen së përdoruri në shkollat e kësaj komune, sot edhe Kryeqyteti mori të njëjtin vendim.

Jehona Lushaku Sadriu, drejtoreshë e Arsimit, u ka bërë thirrje të gjitha komunave që të marrin hapa të njëjtë dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre.

“Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet, në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore, ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse”, ka shkruar Lushaku.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,

Sot kam marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës.

I bëjmë thirrje të gjitha komunave të marrin hapa dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre!

Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet, në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore, ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse.

Këto tekste në vend se të plasonin njohuri e diskutim bazik për edukimin seksual, kanë paraparë aktivitete në praktikë- prekje me fëmijë nën moshën adekuate. Kjo përmbajtje është jo vetëm e dëmshme, por edhe abuzuese me fëmijët.

Me LDK-në në pushtet do të kthejmë dinjitetin e mësimdhënësve dhe vet institucionit arsimor. Do ta bëjmë një vend ku fëmijët tanë do të jenë të sigurtë dhe do të kenë mundësi të zhvillohen e marrin dije.

Si LDK do të sigurohemi të kemi profesionistë të aftë që kontrollojnë cilësinë e materialeve shkollore që aprovohen nga MASHT.

Abuzimi me tekste, dëshmon abuzim me pushtetin; abuzim me familjen dhe fëmijët!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit