16.5 C
New York
Thursday, October 9, 2025

Buy now

Prishtina triumfon në Bruksel, siguron fitoren e dytë radhazi në ENBL

- Advertisement -

KB Sigal Prishtina po vazhdon shkëlqimin në arenën ndërkombëtare!

“Bardhekaltrit” e kanë regjistruar fitoren e dytë radhazi në Ligën ENBL, duke mposhtur në udhëtim skuadrën belge Brussels Basketball me rezultat 75:80 (13-20, 17-20, 20-12, 25-28).

Skuadra kosovare e nisi ndeshjen fuqishëm, duke i kontrolluar dy periodat e para dhe duke krijuar një epërsi të sigurt në pjesën e parë.

Belgët tentuan rikthimin në çerekun e tretë, por Prishtina reagoi me maturi, duke e rikthyer kontrollin dhe ruajtur avantazhin deri në fund.

Arian Azemi ishte lojtari më i dalluar i takimit, me 19 pikë dhe 3 asistime, duke udhëhequr ekipin në momentet vendimtare.

Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Bailey e Burns me 12 pikë, 2 kërcime, 2 asistime,Autrey  me 11 pikë, 5 kërcime, 8 asistime si dhe kapiteni i rikthyer Daniel Lekndreaj me 9 pikë, 2 kërcime, 1 asistim

Me këtë fitore të vlefshme, Prishtina forcon pozitat zë grup dhe e vazhdon ecurinë pozitive në garat ndërkombëtare.

Të ngjashme

Të fundit