Pasi Bashkimi mundi Cibonën në FIBA Europe Cup, u prit një natë e hatashme për kosovarët në basketboll.
Sigal Prishtina ishte shumë pranë fitores në ENBL ndaj Dinamo Zagrebit, por e lëshoi fitoren nga duart.
Ata kishin një avantazh prej hiç më pak se 14 pikësh në çerekun e katërt, por në fund pësuan 80-82.
Pavarësisht disfatës, prishtinasit mbeten të parët në tabelë në grupin B me shtatë pikë të grumbulluara.






