19.7 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Prishtina shënon Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, Rama: Po investojmë për mirëqenien e tyre

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve me një aktivitet të veçantë, ku kryetari Përparim Rama vlerësoi përkushtimin e zjarrfikësve dhe njoftoi për investimet e fundit në pajisje dhe mirëqenie të tyre.

Rama bëri të ditur se Komuna ka ndërmarrë hapa konkretë, përfshirë sigurimin e shujtave ditore dhe organizimin e fizioterapisë si mbështetje për mirëqenien fizike të zjarrfikësve.

“Zjarrfikësit tanë janë 24 orë në dite 365 ditë në vite janë të gatshëm qe ti ndihmojnë qytetit tonë, qytetarëve, vendit tonë. Ne si kryeqytet kemi bërë investime të shumta tash, psh mendojmë që zjarrfikësit tanë që të jenë sa të më gatshëm duhet edhe ne duhet të mbrojmë mirëqenin e tyre. Për herë të parë keni organizo fizioterapisë dhe shujta ditore që me pasur një pikë ndihmëse për ta. Në buxhetin tonë kemi buxhetor edhe për pajisje të reja si kampin sulmues dhe pajisje të tjera për të mirën e tyre. Kërkoj që të kemi iniciativë shtresë nga niveli qendror, për zjarrfikës të ri, të cilëve u ka munguar zjarrfikës të ri, janë 26 të ri shtesë por mungojnë edhe 44 tjerë”,, theksoi Rama.

Malë Gashi nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë tha se kjo ditë është një moment për të nderuar jo vetëm ata që humbën jetën në krye të detyrës, por edhe për të vlerësuar sakrificën e përditshme të zjarrfikësve kudo në botë.

“Është ditë për të përkujtuar dhe për të nderuar të gjithë zjarrfikësit anembanë botës që kanë humbur jetën në kryerjen e detyrave mirëpo kjo nuk është për të nderuar vetëm ata është për të nderuar sakrificën e përditshme qe e japin zjarrëëfiksat kudo që janë ata. Sot kjo ditë ka të bëjë me çështjen e senzibilimzimt të qytetarëve për të parë edhe qytetarët të gjitha kapacitetet tona, dhe të jemi të gatshëm për të gjitha situatat. Mund të bëhet më shumë por ky shërbim do ta arrijë vendin e vet, investimi në këtë shërbim ka të bëjë për ruajtjen e njerëzve”, ka thënë Gashi. /EO/

Të ngjashme

Të fundit