6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Prishtina prin me emrat Ismail e Vlora

- Advertisement -

Agjencia e Statistikave të Kosovës në nder të festës së 28 Nëntorit, ka zgjedhur të ndajë disa statistika lidhur me atë se sa është i përhapur emri i figurës së shquar të kësaj dite, arkitektin e pavarësisë Ismail Qemalit në disa qytete.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e ASK-së në Facebook, thuhet se emrin Ismail e mbajnë më shumë se 3800 qytetarë në Kosovë.

“A e dini se? Emrin “Ismail” e mbajnë më shumë se 3,800 qytetarë në Kosovë, një simbolikë e lidhur me figurën historike të Ismail Qemalit – arkitektin e Pavarësisë së Shqipërisë. Urime përvjetorin e 112-të të Pavarësisë së Shqipërisë”, thuhet në postimin e ASK-së.

Prishtina prin me gjithsej 523 persona që e mbajnë këtë emër. Pasohet nga Gjilani me 352, Prizreni me 290, Podujeva me 280 e Ferizaj me 278.

Një tjetër emër që lidhet me këtë festë është edhe ai i qytetit të Vlorës, ku u ngrit flamuri më 1912.

Statistikat tregojnë se 5,565 persona e mbajnë këtë emër në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit